2010-07-09 15:41:27

Në Dubrovnik mbahet takimi i vendeve të Evropës Juglindore


Takimi dyditor i nivelit të lartë të vendeve të Evropës Juglindore fillon sot në qytetin kroat, Dubrovnik. Tema e forumit të sivjetshëm është "Evropa Juglindore para sfidave globale", ndërsa në diskutime do të trajtohet tema mbi menaxhimin e ekonomive, sigurinë globale, marrëdhëniet transatlantike, sfidat nga kriza ekonomike botërore, si dhe ardhmëria e rajonit të Evropës Juglindore.
Takimi u hap me fjalimin e presidentit kroat, Ivo Josipoviq dhe kryeministres, Jadranka Kosor. Në takim marrin pjesë minsitar e jashtëm nga Shqipëria, Maqedonia, Kosova, Mali i Zi dhe Bosnjë e Hercegovina. Është paraparë që në takim të marrin pjesë eurokomisari për zgjerim, Shtefan Fyle, kryeministrat e Francës, Polonisë dhe Sllovenisë, Fransoa Fijon, Donald Tusk dhe Borut Pahor.
Të pranishëm janë edhe kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministri malazez, Millo Gjukanoviq janë ndërmjet pjesëmarrësve të takimit. Pjesëmarrrësit e takimit do të diskutojnë për procesin e zgjerimit të BE së, që u dëshmua si katalizator efikas për ndryshime pozitive në reformat e brendshme në vendet e Evropës Juglindore, njoftoi MPJ ja kroate.







All the contents on this site are copyrighted ©.