2010-07-09 16:02:46

Një atentat në Pakistan shkakton mbi 50 të vrarë, SHBA emërojnë komandantin e ri


Mbi 50 veta kanë humbur jetën dhe afro 100 të tjerë janë plagosur kur një atentat i ri kamikazë që ndodhi në një rajon fisnor të Pakistanit. Sulmuesi shpërtheu eksplozivët e tij para zyrës së administratorit të lartë të fshatit, Jaka Gund në rajonin Mohmand. Militantët talibanë dhe ata të Al Kaidës fshihen në këtë rajon.
Matis emërohet komandant në Irak dhe Afganistan
Gjenerali Xheims Matis është rekomanduar nga ana e Pentagonit të marrë komandën e përgjithshme të luftërave në Irak dhe Afganistan. Sekretari amerikani Mbrojtjes, Robert Geits, duke bërë publik vendimin për të rekomanduar atë si shef të ardhshëm të Komandës Qendrore, tha se “Matis ishte njëri nga mendimtarët më inovativë të ushtrisë amerikane”. Njohuritë e tij rreth natyrës së luftës në shekullin 21 kanë ndikuar pikëpamjet e mia personale rreth asaj se si forcat e armatosura duhet të jenë të formuara në të ardhmen”, tha Geits.
Presidenti Obama duhet të zyrtarizojë emërimin,i cili më pas kalon në Kongres për miratim. Matis është kreu aktuali Komandës së Forcave të Përbashkëta të Shteteve të Bashkuara dhe më herëtka udhëhequr trupat në Irak dhe Afganistan.







All the contents on this site are copyrighted ©.