2010-07-09 17:01:45

Marrëveshje e Selisë së Shenjtë me Landin Niderzaksen për pozitën juridike të disa shkollave katolike.


Pasditen e 28 qershorit të kaluar, në selinë e nunciaturës apostolike në Berlin, nunci apostolik në Gjermani, imzot Zhan–Klod Perisè dhe ish-ministri-kryetar i Landit Niderzaksen, zoti Kristian Vulf, shkëmbyen instrumentet e nevojshme juridike për ratifikimin e Marrëveshjes, nënshkruar më 6 prill 2010, për modifikimin e § 6 të Shtesës së Konkordatit ndërmjet Selisë së Shenjtë e Landit, të vitit 1965 si dhe për rregullimin e pozitës juridike të disa shkollave katolike, të drejtuara nga dioqezat e Hildeshaimit, Osnabrykut e Mynsterit, në të njëjtin Land.
Të pranishëm në ceremoni, disa deputetë e nxënës të shkollave, që kanë të bëjnë me marrëveshjen. Me personelin e nunciaturës ishte edhe Imzot Feliks Bernard, kryetar i Zyrës katolike të Niderzaksen. Siç dihet, më 30 qershorin e kaluar Kristian Vulf u zgjodh president i Republikës federale gjermane.







All the contents on this site are copyrighted ©.