Shenjtorët Akuila e Prishila, bashkëshortë martirë e nxënës të Shën Palit
Sot më 8 korrik, kalendari kishtar përkujton festën e Shenjtorëve Akuila e Prishila,
bashkëshortë martirë, nxënës të Shën Palit. Pra, sot më 8 korrik, kalendari Kishtar
përkujton Shën Akuilën e Shën Prishilën, dishepuj shumë të dashur të Shën Palit e
bashkëpunëtorë në kauzën e Ungjillit, i cili i kujton me emër në Letrat e tij, posaçërisht
në Letrën shkruar Efezianëve, Korintianëve e Romakëve. Akuila ishte hebre i ardhur
nga Ponto i Azisë së Vogël, në Romë, e ku u martua me të shoqen, Prishilën, e po ku
kishte hapur edhe një punishte për regjjen e lëkurave. Shën Pali Apostull duke
i njohur cilësitë e mira dhe virtytet e këtij çifti bashkëshortor, u kërkoi të mikpritët
e të banonte në shtëpinë e tyre në Korint. Dy bashkëshortët e shoqëruan Palin edhe
në Siri, deri në Efez. Këtu e përgatitën në katekizmin e krishterë Apolin, jude nga
Aleksandria e gojëtar i njohur, njohës i madh i Shkrimeve të Shenjta, por nuk kishte
shumë njohuri për doktrinën e krishterë, si për shembull për pagëzimin e Jezusit.
Akuila e Prishila e përgatitën dhe e pagëzuan para se të niseshin për në Korint. Nuk
dihet me siguri e saktësi as data e lindjes, as ajo e vdekjes së bashkëshortëve martirë,
por dimë me siguri se qenë model besnikërisë bashkëshortore e dëshmitarë të bindur
e shembullor në fenë e krishterë. Të vetmet burime mbi ta janë citimet biblike. Disa
e identifikojnë Prishilën me virgjërën dhe martiren romake Priska e Akuilën me njërin
nge banorët e Açilies, e lidhur me Katakombe, prandaj të dy kanë vdekur të martirizuar
me kokëprere. E dimë edhe se menjëherë pas paqes Kostandiniane, për nder të tyre
u ngrit një Kishë. Charl de Foucauld thoshte: “Duhet të bëjmë edhe sot, siç bënin
dy njerëz të kohëve të lashta, duhet të mësojmë nga Akuila e Prishila, që flijuan
jetën, për të mbrojtur sivëllezërit në fe”.