2010-07-08 17:56:14

Kardinal Ruini: Reforma e Benediktit XVI nuk ka të bëjë vetëm me pamjen e jashtme.


(08.07.2010 RV)“Reforma e Kishës që Benedikti XVI dëshiron, para së gjithash nuk është një reformë e strukturave të jashtme apo e aparateveorganizative. Reforma e vërtetë ka të bëjë, para së gjithash, me shpirtin e Kishës, marrëdhëniet e saj me Zotin.” Kështu shprehet kardinali Kamilo Ruini në një intervistë në sitin internet www.chiesa të grupit botues “L’Espresso” Ish- kryetari i Konferencës ipeshkvnore italiane bën edhe një saktësim në lidhje me një koment mbi këtë çështje të pasardhësit të tij, Kard. Banjasko i cili ka folur për një autoreformë të Kishës. “Fjala autoreformë – nënvizon Kard. Ruini nuk është shumë e përshtatshme, sepse Kisha nuk mund të veprojë vetë. Duhet ta lërë veten të plazmohet dhe të reformohet nga lart, duke marrë jetë e formë nga Shpirti i Zotit”.
Në intervistë kard. Ruini, pastaj, thotë se busulla e reformës së Papës Racinger është “Dominus Iesus”, domethënë Dokumenti i Kongregatës së Doktrinës së Fesë, që me firmë të Kard. Racinger, në vitin 2000, vuri edhe një herë në qendër të krejt baritorisë dhe të dialogut ekumenik dhe ndërfetar, të vërtetën e Jezusit, si shpëtimtar i vetëm i botës, dokument ky që pati ngjallur shumë kundërshtime edhe brenda vetë Kishës. Por, vazhdon më tej. Kard. Ruini, për atë pohim pati nevojë atëherë dhe ka nevojë edhe tashti.
Përsa i përket pastaj dialogut ekumenik, kard. Ruini shprehet se gjatë dhjetë vjetëve të fundit janë bërë përparime, në veçanti me kishat ortodokse dhe ato parakalçedone të Lindjes, që të gjitha me origjinë apostolike. Më pak pozitiv është bilanci i arritjeve me kishat e dala nga reforma protestante, të cilat tani janë më larg sesa përpara përsa i përket temës së antropologjisë, “çështjeve se kush është njeriu, bioetikës dhe të familjes, sepse kanë ndërmarrë rrugën e një modernizimi sipërfaqësor, i cili në të vërtetë po i shpie gjithnjë e më larg nga qendra e krishterimit”.







All the contents on this site are copyrighted ©.