Përkujtojmë Dom Lazër Shantojen në 119 vjetorin e ditëlindjes
(07.7.2010 RV)119 vjet më parë, më 7 korrik 1891 lindi në Shkodër Lazër Shantoja,
meshtar katolik, i pushkatuar nga komunistët më 5 mars 1945, një nga shkrimtarët më
të mëdhenj të letërsisë shqiptare, në listë për t’u lartuar në nderimet e elterit
si martir i Kishës katolike universale, i denjë prej kohe për të hyrë në Panteonin
e letrave shqiptare. Me pak fjalë dom Lazër Shantoja qe meshtár i ndritur, njeri i
kulturës, i letërsisë e i artit, u masakrua deri në atë gradë, sa vetë e ëma kërkoi
nga xhelatët komunistë ta pushkatonin një orë e më parë, gjë që komunistët s'munguan
ta bënin në fushat e shkreta të Tiranës, në sa ishte në moshën 54 vjeç. Don Lazër
Shantoja, djalosh 24 vjeçar, i sapo shuguruar meshtar, emërohet sekretar i arqipeshkvit
Imzot Lazër Mjeda. Këtu filloi veprimtaria e tij gati tridhjet vjeçare në shërbim
të kishës, të kulturës e të shoqërisë shqiptare në periudhën e ngjeshur me ngjarje,
të cilat përcaktuan ecurinë e krijimit e të forcimit të Shtetit të parë shqiptar të
bashkuar. Veprimtaria e Shantojës, falë formimit të tij të pasur e të mirëfilltë intelektual,
ishte e larmishme. Poet i lindur e prozator i arrirë, orator i paarritshëm e tribun
i vërtetë politik, përkthyes nga më të talentuarit e letrave shqipe e njohës i thellë
i gjuhëve klasike dhe atyre kryesore evropiane, studjues i vëmendshëm i mendimit letrar,
sociologjik e filozofik të elitave evropiane, Don Lazër Shantoja u shqua në mënyrë
të veçantë për ndihmesën e dhënë në fushën e publiçistikës e të mendimit shoqëror
të dhjetëvjeçarëve të parë të qindvjetit njëzetë. Publiçistika e Shantojës ka bukurinë
kristaline të një liqeni alpin, në të cilin derdhen rrëketë e rrëmbyeshme kur stuhitë
rrahin malet përreth. Ato stuhě janë ngjarjet politike të jetuara në vetë të parë
e të pasqyruara në artikujt e tij. Rrethi i vështrimit të autorit është mjaft i hapur
e interesat e tij të shumanshme vërtiten të gjitha rreth një ideje qendrore që është
credo-ja e tij: Atdheu, Shqipëria, zhvillimi i saj në rrugën e qytetërimit, në kahun
Perëndimor. Është një ide e paluajtshme e autorit, e miqve dhe bashkëluftëtarëve të
tij, që ndriçon e i jep kuptim jetëve të tyre që përshkojnë një morě shtigjesh sakrificash
e privacionesh të çdo lloji. Artikujt e tij i gjejmë të botuara në fletore të ndryshme
brenda e jashtë Shqipërisë e në to del në pah një personalitet poliedrik. Në ciklin
e shkrimeve të botuara tek “Shkolla e re” të vitit 1921 spikat dëshira e autorit për
të mbjellë tek bashkatdhetarët e tij parimet e qytetërimit, të atij të vërtetit që
rrjedh nga mësimet e filozofëve dhe përvoja e njerëzimit në shekuj. Rreshtohen në
këta shkrime parimet e edukatës, të moralit, të shoqërisë në shfaqjet e saj më të
ndryshme si shkolla, puna, karrierat, artet etj. Në to sillen shembuj të njerëzve
të shquar, të rrugës së tyre të vështirë, të sukseseve, famës e arritjeve me të vetmin
qëllim për të nxitur ambiciet fisnike të shqiptarëve që u duhej të ndërtonin gjithçka
me duart e tyre. Me një stil të thjeshtë e bindës Shantoja do t’u thotë bashkatdhetarëve
të tij, sidomos të rinjve, se nuk ka kalŕ që nuk merret nëse njeriu ka vullnetin e
dëshirën për të shkuar përpara. Janë mësime të vlefshme që i jepen një populli që
sapo ka hyrë në rrugën e zhvillimit mbas shekujsh pushtimi të huaj që nuk e kishte
ndihmuar aspak atë zhvillim. Autori bën pjesë në atë elitë të këtij populli që mundohet,
me të gjitha mjetet, të nxisë në të kurreshtën, interesin, dëshirën për të shkuar
përpara, për të vënë në provë zgjuarsinë, forcën e vullnetit, durimin, cilësi aq të
domosdoshme për të kaluar vështirësitë e pengesat që koha dhe rrethanat historike
vinin me shumicë para shqiptarëve. Nëpërmjet shembujve të shumë njerëzve të shquar,
jeta e të cilëve kishte filluar në vështirësi të mëdha, por kishte përfunduar me suksese
marramendëse në fusha të ndryshme të shkencës, artit apo politikës të kombeve të tyre,
Shantoja përcill mesazhin e optimizmit, të besimit në forcën dhe qëndrueshmërinë e
popullit të vet. Njëkohësisht ai u thotë shqiptarëve se asgjë nuk arrihet lehtë, se
asgjë nuk dhurohet, por fitohet me mund, me djersë e me sakrifica. Në këtë rrugë të
ringjalljes së kombit e të përpjekjeve për të ecur në gjurmët e popujve të qytetëruar
secili duhet të bëjë pjesën e tij. Kjo vlen për brezat si për individët, për prijsit
ashtu si dhe për qytetarët e thjeshtë. I krishterë e demokrat Don Lazri mundohet
të zhdukë paragjykimet e kastës, të racës së zgjedhur, të “familjeve të mira”, sidomos
në sistemin e shkollave, në mendësitë e mësuesve që kanë një rol parësor në rrugën
e zhvillimit të kombit. Prej dorës së tyre do të dalin ata që do të çojnë përpara
Shqipërinë në të gjitha fushat, do të dalin administruesit dhe shtetarët, artistët
dhe profesionistët, ajo elitë intelektuale që do të bëhet shtylla vertebrale e një
shoqërie që duhet të synojë të djegë etapat, të fitojë kohën e humbur për të hyrë
me të drejta të plota në radhën e popujve të qytetëruar. Shqipërisë i duhen mësues
që të jenë të vetëdijshëm për misionin madhor që i pret e që punën e tyre t’a shohin
në prizmin jo të fitimit të çastit, por të dobisë së t’ardhmes. Për autorin “Âsht
e dijtun se në këqyrëshin mësuesët vetëm me fitue kashatën e gojës, atbotë s’kanë
për të pasë fitim tjetër veçse kashatën me zânë frymën e me mbajtë në veprim barkun;
fitimet e vërteta, fitimet shpirtnore, ideale, kënaqa m’u njehë e me kęnë ndër përparimprűesë
t’atdheut, tue mbiellë nji farë qi nji ditë do të qesë fryte të madhnueshme, këto
fitime duhet me pasë mësuesi ideal.”(f. 63) Mendimi i Shantojës i paraprin projektit
të zhvillimit të shoqërisë shqiptare, mbasi është në vetvete mjaft i përparuar në
krahasim me mendësinë zotëruese të kohës. Ai fshikullon patriarkalizmin tradicional
dhe mashkuellsinë karakteristike të botëkuptimit shqiptar, këshillon tolerancën e
respektin e mendimit, megjithëse koncepti për gruan nuk i shpëton mendësisë së kohës
e bëhet i papranueshëm për stadin e zhvillimit të Shqipërisë së sotme. Problemet
e ekonomisë shihen nën prizmin e mendësisë stataliste. Qeveria, shteti duhet të jenë
rregullatorë të ekonomisë, madje të përcaktojnë edhe drejtimin e mënyrën e funksionimit.
Hasim në mendime proteksioniste që, në shikim të parë, shkojnë në favor të prodhuesve
dhe blerësve shqiptarë, por që krijojnë një ekonomi të ngrirë e të mbyllur e cila,
me kalimin e kohës, nuk ka aftësi zhvillimi. Shtypi, forca e tij, rëndësia, funksioni,
ndikimi mbi shtetin e shoqërinë janë një tjetër temë e shkrimeve të Shantojës. Ai
është mjaft kritik, sidomos përsa i përket gjuhës së shkruar që, po të huazojmë një
shprehje të Budit, “po bdaret e po bastardohet”. “Mâ fort se asgjâ do të kritikojmë
paaftësěn fenomenale të shumë shkrimtarve të cilët pŕ pregatitje studimesh marrin
e shkruejn kryq e terthuer mbi çashtje për të cilat s’kan farë kompetence..... Perkundrazi
kuer lypet me shqyrtue çashtjet mâ delikate të filozofěs, të moralit, të sociologěs,
të gjithë duen me kęn kompetenta, deri akshět e kamerjerat... Ç’farë edukatet műndet
me i dhânë popullit t’onë nji shtyllë mbâjtun në kambë me mistrecat e pęndës, të nji
pęndës shumë herë të shitme e partizane?...” (f.128)pyet me një zemërim të ligjshëm
në faqet e “Orës së maleve” eruditi që kishte privilegjin të studjonte në gjuhët origjinale
arritjet më të mira të kulturave të Perëndimit. Shantoja ishte ithtar i shtypit
të lirë e të pavarur, atij që ve në qendër të synimit paraqitjen e së vërtetës së
paanshme, një shtypi që nuk i nënshtrohet forcës së parasë apo të pushtetit, sepse
n’atë rast ai kthehet në të kundërtën e misionit të tij që është formimi i opinionit
dhe njohja e lexuesit me rrjedhën e ngjarjeve të çdo dite. Interesi i tij rrok shumë
sfera të jetës shqiptare e tematika e shkrimeve shtrihet pothuaj në gjithë gamën e
dukurive të saj. Në shkrimet jepet një tablo aspak optimiste e ecurisë së Shtetit
shqiptar, të problemeve të tij ekonomike, financiare, administrative. Në to bëhet
një analizë anatomike e këtyre dukurive e vihet theksi mbi një aparat burokratik administrativ
të stërfryrë që rëndon si një shkëmb mbi një ekonomi të dobët e të pazhvilluar, për
të mos thënë të paqënë. “A thue âsht nevoja për gjithëket personal? A perdoret gjithky
personal pse Shqypënija e të mëkambunit e saj kan nevojë për tę, a po pse këta duen
të jetojnë në shpinë të Shqypněs?..” (f.131) pyet me dhimbje autori. Ndihet shqetësimi
qytetar i Shantojës që futet deri në skutat më të errta të Vendit të tij, që i bën
jehonë skamjes së pjesës më të madhe të popullit që kjo mënyrë organizimi e funksionimi
e Shtetit nuk ndihmon aspak t’a lehtësojë. Shqetësimi është i sinqertë, i ndjerë,
në përputhje edhe me misionin e famullitarit që përditë prek me dorë hallet e mangësitë
e shqiptarëve të thjeshtë që mbushin famullinë çdo të diel, që revoltohet e shpërthen
kur sheh se “si shkrryhet parja, si shpërdoret műndi i fukarŕs, i popullit, i bulkut,
i puntorit. Për me mbajtë njerz parasita......qi nuk dijnë se si me jetue, veçse në
shpinë të Shtetit, me nji nęnpunësě të vjedhun me protekcjon...”. (f.131) Nuk kemi
të bëjmë me një strumentalizim të tipit marksist të dukurisë por me dhimbjen e thellë
të atij që e do me gjithë zemër popullin e tij. Kjo dhimbje arrin deri në revoltë
e dëshpërim kur sheh se kriteret e marrjes në punë të morisë së nëpunësve nuk janë
meritat dhe zotësitë, por klientelizmat dhe hatëret politike. Janë plagë të hapura
e të pambyllura kurrë deri në ditët tona, kur ende përballemi me këto dukuri, duke
paragjykuar zhvillimin. Në artikujt e botuar tek “Ora e maleve” ndihet fuqishëm
pulsi i atdhetarit, por ka një dozë të madhe realizmi. Problemet e Vendit përballohen
me zemër por edhe me mendje, kryesisht në kah kritik. Shkrimtari ka një objektiv të
qartë rreth të cilit vërtitet e gjithë masa e shqetësimeve të tij: Shqipëria që duhet
të ecë në rrugën e zhvillimit, të përparimit, të qytetërimit. Dukuritë që pengojnë
këtë ecje janë në tehun e kritikës së publiçistit, janë lënda e pamfleteve të tij
politike, objekt i fshikullimit, herë herë me tone mjaft të ashpra. Por Shantoja nuk
është nihilist, nuk shikon vetëm errësirë në të tashmen e në t’ardhmen e kombit të
tij. Ai ka aftësinë të shohë edhe dritën tek njerëzit idealistë që mundohen të shtrojnë
rrugën, mbi të cilën breznitë e ardhme do të ndërtojnë shtetin bashkëkohor. “Shqypëněn
e ka bâ inteligenca e do t’a mbâjë inteligenca, ose Shqypëněë nuk kem me pasë! Reservoir-i
i forcës mâ të shndoshtë në Shqypněë âsht qandra e saj intelektuale. Kur ndiejm bisedimet
plot dieje e hollësië të nji Fan Nolit, dialektikën e shterngűet e të mbâtun të nji
Luigj Gurakuqit, fjalën elektrixante te nji Ali Kelcyrës, gjuhën kirurgjike të nji
Stavro Vinjaut, arsyetimet ligjore të nji Koço Tasit, na i harrojmë të tana eksplozjonet
e soçme e nji fjalë e vetme e e ambël na tingllon në vesh: Po! ka Shqypněë!” (f.143) Shantoja
është idealist, por në idealizmin e tij ka një farë pragmatizmi. Historia e botës
i ka mësuar se popujt, në rrugën e tyre të zhvillimit, kanë arritur synimet kur kanë
pasur prijsa t’aftë e të kushtuar çështjes së tyre. Në praně të tyre fashitet pezmi
dhe lind shpresa për t’ardhmen e besimi në të. Kjo shpresë gjen burime ushqimi te
të rinjtë, te studentët që, në Vende të ndryshme të Evropës, përgatiten me dije, kulturë
e profesione e janë të gatshëm t’i venë në jetë këto në Atdheun e tyre. Kështu u krijua
ajo elitë kulturore e pasur në Shqipërinë e viteve tridhjetë, që do të kositej pa
mëshirë mbas 1944, si “inteligjencë borgjeze”, kundërshtare e regjimit komunist. Duket
se është një fatalitet historik për Shqipërinë fakti që i duhet të ëndërrojë gjithmonë
një brez të ri që duhet t’a nxjerrë nga këneta e mbrapambetjes e t’a verë në rrugën
e përparimit. “Idét linden, rriten e frytësojnë vetëm në nji tokë virgjin; në męnden
e në zęmbren e të rivet: prej tyne mandej dalin e pastrojnë kalbësinat e gjithshkaf
ndalon perparimin o kristalizohet në trajtat e nji kohe qi ka prendue” (f.244) shkruante
Don Lazri më 1924. Tetëmbëdhjetë vite më pas Mustafa Kruja, atëhere Kryeministër i
Shqipërisë së bashkuar me Italinë, në intervistën dhënë gazetarit të njohur italian
Indro Montaneli shprehet: “Ne kemi një aristokraci të lodhur, të mbetur prapa,
me parime që nuk i përshtaten më kohës sonë, një borgjezí të mangët në numur, në mjete
e pregatitje, një masë në të cilën 70% është analfabete. Shpresa jonë është tek të
rinjtë. Të rinjtë kanë vrulle që herë herë i shtyjnë shumë përpara, por janë të mbrujtur
me një dashuri të pastër për atdheun e tyre e sinqerisht synojnë në formimin e një
vetëdije kombëtare dhe vetiake. Shumë prej tyrë shkojnë për të studjuar në Itali.
Kthehen që andej me padurimin për të ngritur vëndin e tyre në nivelin italian. Shpesh
padurimi i shtyn në gabime, por qoftë i bekuar ai që gabon për bujarí. Un nuk dua
të rinj të bindur verbërisht, por të ndërgjegjshëm e të disiplinuar. Natyrisht të
parët do t’a bënin më të lehtë detyrën time si qeveritar, por nuk do të më jepnin
asnjë garancí për të ardhmen. Për ne ajo që ka vlerë është vetëm e ardhmja”. Sot,
mbas gjashtëdhjetë vitesh të tjera, shpresa për të nxjerrë politikën shqiptare nga
bataku dhe Vendin nga renditja e fundit në Evropë, është varur përsëri tek të rijtë.
Edhe se shpesh hasim në zhgënjime në atë drejtim, mbasi jo çdo gjë që shndrit është
ar, mendoj se përtëritja e vazhdueshme e politikës shqiptare është një domosdoshmërě.
Për fat të keq nuk shihet në këtë prizëm nga një pjesë e mirë e klasës drejtuese që
ruan pozitat e fituara, pa marrë para sysh faktin se koha kalon e nuk mund të ketë
njerëz për të gjitha stinët. Megjithatë aktivizimi i mjaft të rinjve të diplomuar
jashtë Shtetit në administratën shtetërore është diçka inkurajuese. Ndër shkrimet
publiçistike të Shantojës mendoj se një vend të dorës së parë zënë ata që i kushtohen
ngjarjeve dhe personazheve të politikës shqiptare në një hark kohor prej pothuaj një
të katërt shekulli. Shkrimtari ishte një vëzhgues i mprehtë i tyre e, më shumë se
pjesëmarrës me funksione të rëndësishme, ishte një viktimë e ndërgjegjshme e atyre
ngjarjeve. Pësoi burgime, internime e mërgime edhe se nuk ka pasur asnjëherë ndonjë
pozitë të lartë, madje nuk ka qenë as deputet. Por prifti poet është në simbiozë me
ato ngjarje dhe protagonistët e tyre e penda e tij, së bashku me oratorinë, ndikojnë
herë herë në mënyrë vendimtare në to. Shantoja është gjithmonë koherent me veten dhe
parimet. Opinionet mund edhe të ndryshojnë, por vlerësimet kanë një kriter përcaktues
e të paluajtshëm: interesi i Atdheut. Ky është metri i vërtetë e i vetëm që shërben
si njësí matjeje për këdo e për gjithçka.
Ai ishte i pozicionuar në krahun
e Opozitës antizogiste. Idhulli i tij ishte Luigj Gurakuqi që “Me nji duresë e nji
palodhësië shembullore shkrîni jetën për idealin e nji Shqipënie të lirë, të madhe,
të lume.”, kryetari i Opozitës në vitet 21-24. Martirët e lirisë e të demokracisë
ishin Avni Rustemi, vetë Gurakuqi, Bajram Curri, Hasan Prishtina, Elez Isufi, Zija
Dibra, Ramiz Daci, Zef Ndoci, Mark Raka. Bashkëluftëtarët me të cilët ndau bindjet
e idealet ishin Mustafa Kruja, Stavro Vinjau, Qazim Koculi, Xhevat Korça etj. Në altarin
e kombit ishin kolegët e tij më të njohur si Fishta, Gjeçovi, Mjeda, Harapi, Marlaskaj
etj. Në fushën kundërshtare ishte Ahmet Zogu, Kryeministër, President e më pas Mbret
i Shqipërisë, sinonim për një pjesë të shqiptarëve i së keqes në pushtet, i rrethuar
nga bejlerë përkrahës si Eshref Frashëri, Mehdi Frashëri, Faik Konica etj. apo vrasës
dhe ideatorë vrasjesh si Baltjon Stambolla, Çatin Saraçi etj. Në këtë mikrounivers
figurash politike Shantoja depërton me fuqinë e pendës , duke na lënë të skalitura
bindjet e mendimet e tij. Ato janë fryt pikëpamjesh objektive e subjektive të autorit,
ndonjëherë edhe të pasioneve politike të tij. Por gjithsesi ata janë dëshmí të rëndësishme,
mbasi dalin prej pendës së një personi pa paragjykime, që vlerëson duke u nisur nga
faktet. Periudhat të cilave i referohen shkrimet janë ato 1920-24, koha e mërgimit
24-39 dhe vitet 39-43, kur Shqipëria ishte e pushtuar nga italianët por kishte një
status të posaçëm, sepse quhej e bashkuar me Mbretërinë e Italisë.
Për ngjarjet
e këtyre hapësirave kohore historike autori mban qëndrime të ndryshme. Me botëkuptim
të përparuar demokrat mbështet pa rezerva revolucionin e qershorit 1924 dhe ata intelektualë
e të rinj të Bashkimit që ishin flamurmbajtës të tij. Çuditërisht i kushton pak shkrime
Qeverisë së Nolit dhe më shumë mërgimit politik që pasoi rënien e saj. Ndoshta ky
fakt dëshmon për një farë zhgënjimi që pëson publiçisti Shantoja nga ajo qeverisje
dhe në vetë të parë nga Kryeministri, të cilin në një shkrim të mëvonshëm e sulmon
rreptë. Nga mërgimi në Jugosllavě, Austrě e Zvicër mundohet të analizojë gjendjen
e Shqipërisë reale, që përfaqësohet nga evolucioni i pushtetit të Ahmet Zogut deri
në Mbretërě, por edhe atë alternative që ka fytyrën e mërgatës politike shqiptare
antizogiste. Në këtë gjendje konflikti të fortë e të përhershëm duket se nuk ka vend
për biseda e marrëveshje. Për Shantojën, ashtu si për të gjithë të mërguarit politikë
jashtë Atdheut, “Bota e ka marrë vesht se në Shqipněë sundon nji President gjaksor,
nji President qi mbytë me pare diten për diellë, nji President qi flet vetë me sikarët,
qi u premton ndihmen e nji fuqiës s’huej, qi u premton lirim të shpejtë, rrogë të
përmuejshme...” (f.370) Por këtë kundërshtar politik, këtë “President gjakësor”,
kur e sheh të diskredituar pa të drejtë nga një gazetë austriake, ka burrërinë t’i
kërkojë Kancelarit austriak, Dr. Seipel, ndërhyrjen e tij për të vënë në vend prestigjin
e atëherë Kryeministrit shqiptar. _shtë një nga perlat e këtij libri, një shembull
ideal i moralit politik në një shkallë të lartë, një shprehje e harmonizimit të luftës
politike me etikën e saj e me respektimin e institucioneve, një leksion stili për
politikën e sotme në Shqipërě e më gjerë. Nga ana e tij Zogu ishte i vetëdijshëm
për forcën intelektuale të kundërshtarëve të tij, por dinte gjithashtu se mendësia
evropiane e tyre nuk gjente një tokë të lëruar tek shqiptarët që donin kohë të tresnin
shtresat dhjamore të botëkuptimit lindor të trashëguar nga pesë shekuj. Ai u mundua
me të gjitha mjetet t’a bëjë të parrezikshme këtë Opozitë të shpërndarë e të përçarë
në grupe, shtete e bindje politike të ndryshme. Kjo luftë në largësě vazhdoi, mes
sharjesh, mallkimesh, denigrimesh e përbetimesh të ndërsjellta, deri në shtatë prillin
1939, kur Musolini dhe Çiano vendosën t’i shtojnë kurorës së Viktor Emanuelit edhe
Mbretërinë shqiptare, duke dërguar ushtritë pushtuese në brigjet e saj. Si shumë
të tjerë edhe meshtari Shantoja la famullinë në Jurën Berneze dhe u kthye në Shqipërinë
e “çliruar” nga “tirania” e Mbretit Zog. Ndryshimet e ndodhura i pa me shpresë e besim
për t’ardhmen. Pushtimin e Vendit nuk e quajti një tragjedě, përkundrazi si një mjet
për t’u bashkuar me Italinë e, nëpërmjet saj, me Evropën e qytetëruar, ku ai ëndërronte
të shihte edhe Vendin e tij me të gjitha atributet. Shkrimet e kësaj periudhe ndoshta
kanë qenë aktakuza më e fortë që drejtësia komuniste i ka bërë martirit të parë të
ligjeve të saj. Ai merr në mbrojtje haptas e me forcë bashkimin me Italinë, jo sepse
është i ndjeshëm ndaj interesave të saj, mbasi në shkrime të mëparshme, sidomos në
lidhje me vrasjen e Gurakuqit, flet mjaft ashpër për te. Në këtë bashkim kurorash
ai sheh mundësinë e ecjes së Shqipërisë në rrugën e përparimit. Nëse i duhet të zgjedhë
ndërmjet pavarësisë në varfëri e prapambetje, apo varësisë në mirëqenie e përparim
ai zgjedh të dytën. Ai bën pjesë në atë aradhe intelektualësh e politikanësh shqiptarë
që i konsideronin lidhjet me Italinë strategjike e prioritare, miqësinë me popullin
e përtej detit si themelore për t’ardhmen e Vendit të tyre, e pushtimin si një dukurě
e përkohshme që nuk cenonte thelbin qenësor të shqiptarëve, të atyre që herë me qesëndě
e herë me përbuzje apo urrejtje u quajtën “italofilë”. Në atë aradhe figura më e spikatur
kishte qenë prijësi Luigj Gurakuqi që, për Shantojën si për shumë të tjerë, kishte
qenë një etalon atdhetarizmi. Duke dalë pak nga kuadri i bisedës së ngushtë për
publiçistikën e Don Lazër Shantojës, desha të hap një tjetër fushë diskutimi që më
duket i nevojshëm e që merr shkas nga leximi i librit. Si i ka trajtuar e vazhdon
t’i trajtojë historiografia jonë zyrtare e jo këto ndodhě e figura që mbushin faqet
e librit, për të cilin po flasim, dhe a ka vend për ndryshime n’atë drejtim? Duke
marrë në analizë tre periudhat kryesore që trajton Shantoja si revolucioni i qershorit
dhe Opozita antizogiste, mbretërimi i Zogut dhe roli i tij, pushtimi fashist e bashkimi
me Italinë, për më shumë se gjysmë shekulli më duket se janë trajtuar vetëm në formë
manikeiste, në vështrimin bardh e zě. Për historiografinë komuniste që, fatkeqësisht
ende nëpërmjet studiuesve dhe mendësisë, vazhdon të diktojë në forma të ndryshme logjikën
e saj, revolucioni i qershorit 1924 ka qenë një ngjarje epokale në drejtim të demokratizimit
të Shqipërisë, periudha e Zogut një kohë e errët tiranie dhe bashkimi me Italinë tragjedia
më e madhe për Shqipërinë. Sot, kur kemi lënë mbas krahëve qindvjetorin e shkuar,
me të gjitha mizoritë që ideologjitë totalitare shënuan me pasoja të tmerrshme për
botën dhe për ne, më duket se ka ardhur koha të bëjmë një bilanc objektiv, të saktë
e të vërtetë të atyre ngjarjeve, të shkaqeve e pasojave të tyre, por edhe të jetëve
të protagonistëve të tyre. Duhet të jetë një bilanc pa pasion politik, t’i nënshtrohet
analizës së ftohtë të një arsyetimi që duhet të ketë si bosht qendror vetëm një idč,
interesin e vërtetë të Shqipërisë larg skemave ideologjike, si lëndë për të bluajtur
në mullirin e tij vetëm faktet historike të shkoqura, të pastra e të pashtrembëruara.
Studiuesit, që duhet të shkruajnë një historě të vërtetë të Vendit tonë, duhet të
jenë si gjykatësit e paanshëm që duhet të shqyrtojnë ata fakte për të nxjerrë prej
tyre të vërtetën e pakundërshtueshme. Do të ishte mision i tyre shkokolepsja e shumë
nyejve të pazgjidhura të historiografisë tonë e vlerësimi, në përmasat e tyre të vërteta,
të figurave politike të mpleksura në to. Besoj se është kjo një nga detyrat kryesore
të brezit të ri të studiuesve shqiptarë, mjerisht të pakët e të mangët, sidomos në
këtë fushë. Është detyrë e tyre të çlirojnë historiografinë nga termat “tradhtarë
të atdheut”, “armiq të popullit”, “të shitur”, “kriminelë” e të tjera paçavure të
këtij lloji, që një klimë e helmuar arbitrariteti komunist ka projektuar pa mëshirë
mbi të. Jam i bindur se kuadri, që do të dilte nga një punë e tillë e që do të ishte
fotografia e vërtetë e së shkuarës sonë, duke iu referuar periudhave historike për
të cilat shkruan Don Lazër Shantoja, do të kishte një pamje krejt tjetër nga ai që
gjejmë në tekstet e historisë dhe pjesërisht edhe nga ato që shohim në shkrimet e
tij. Ndoshta do të gjenim revolucionin e qershorit 1924 dhe qeverisjen e Nolit si
një nga gabimet më të mëdha të një pjese të klasës politike t’asaj kohe dhe Ahmet
Zogun jo vetëm si një tiran që urdhëron vrasjet e kundërshtarëve politike, por edhe
si një nga shtetarët më të shquar të këtij kombi, me një ndihmesë themelore në formimin
e strukturave të Shtetit shqiptar dhe të ecurisë së tij në rrugën bashkëkohore. Po
ashtu të ashtuquajturit “kolaboracionistë”, jo si “tradhtarë” e “të shitur” tek fashizmi,
por si atdhetarë në shkallë sipërore që, për të mbrojtur interesat e Vendit të tyre,
në një nga çastet më të vështira të tij, nuk nguruan të venë në altarin e tij gjënë
më të shtrenjtë që kishin, dinjitetin njerëzor e politik. Jam i bindur se sita
e historisë, shpejt a vonë, do të kryejë funksionin e saj për t’i dhënë të rinjve
të Shqipërisë së sotme e të nesërme mundësinë të njohin me saktësi bëmat e të parëve
të tyre, për të shmangur mashtrimin e madh që ne dhe brezat paraardhës pësuam, si
pasojë e vënies në jetë të një projekti politik që i kushtoi kaq rëndë Atdheut tonë.
Ne duhet t’a nxisim këtë proces jo se jemi të përmalluar të së shkuarës, por se jemi
ithtarë të së vërtetës e se mendojmë se në themelet e së ardhmes së shoqërisë sonë
nuk duhet të ketë mashtrime e shtrembërime dashakeqe. Këtij qëllimi i shërben
edhe botimi i këtij libri, meritë e punës së gjatë, të ndërgjegjshme, cilësore e plot
pasion të vëllezërve Marku, të cilëve i shkon falënderimi im i sinqertë dhe përgëzimi
i ngrohtë së bashku me urimin që kjo punë të vazhdojë në dobi të së vërtetës historike,
të kulturës sonë, të nxjerrjes në dritë të vlerave kombëtare të mbuluara nga pluhuri
i harresës që komunizmi qëllimisht hodhi mbi to për një gjysmë shekulli.