2010-07-07 18:35:33

Papa bekoi shtatoren e re, kushtuar Shën Hanibalit Maria të Francës


(07.07.2010 RV)U përurua sot paradite, me bekimin e Papës, shtatorja e re kushtuar Shën Hanibalit Maria të Francës, e cila më pas u vendos në njërën nga kamaret e mëdha të jashtme të Bazilikës së Vatikanit, përmbi Tremen e Këmabanave, në Sheshin e Martirëve të parë romakë. Të pranishëm në kremtim, Etërit rogacionistë të Zemrës së Krishtit dhe Bijat e Zellit Hyjnor, që nderuan kujtimin e Themeluesit të tyre, “atit të të varfërve e të jetimëve”, “apostullit të lutjes për thirrjet meshtarake”, duke marrë pjesë edhe në Meshën, kryesuar nga kardinali Tarçizio Bertone, me rastin e Kapitullit të përgjithshëm.
Në një epokë si jona, pushtuar nga kultura shqetësuese e zbraztësisë, në të cilën njerëzit nuk janë më në gjendje të gjejnë kuptimin e jetës, nënvizoi Sekretari i Shtetit të Vatikanit, shembulli i shkëlqyer dhe dëshmia e ndritur të Shën Hanibalit të Francës, tingëllojnë si ftesë, posaçërisht për anëtarët e Familjeve rregulltare të themeluara prej tij, për ta kumtuar, pa asnjë kompomis, Ungjillin e Zotit.









All the contents on this site are copyrighted ©.