2010-07-07 17:04:00

Nga një sulm arjor i NATO-s vriten gabimisht 5 ushtarë afganë


Sulmi ajror i forcave ndërkombëtare të asistencës për sigurinë (ISAF) kundër talebanëve në provincën jugore të Ghaznit të Afganistanit, gjatës natës, janë vrarë gabimisht pesë ushtarë afganë e plagosur dy të tjerë. Incidenti ka ndodhur në provincën e Ghaznit “rreth orës 4 para agimit”, tha zëdhënësi i ministrisë së mbrojtjes, gjenerali Mohammad Zahir Azimi, i cili shtoi se “sulmi është ndërmarr pa kurrfarë paralajmërimi”. Zyrtarët afganë nga Kabuli kritikuan NATO-n për operacionin duke theksuar se “kjo nuk është hera e parë që ndodhin gjëra të tilla”. Zëdhënësi i NATO-s konfirmoi ngjarjen, shprehu keqardhjen dhe tha se ka nisur një hetim i përbashkët me institucionet afgane për incidentin tragjik.







All the contents on this site are copyrighted ©.