2010-07-07 15:41:01

Irak: atentat kundër shtegtarëve shiitë, 7 të vdekur e 37 të plagosur


Shtatë persona janë vrarë sot paradite e 37 të tjerë kanë mbet të plagosur në Bagdad nga një seri sulmesh me murtajë e atentate dinamiti kundër vargut të mijëra shtegtarëve shiitë që ishin drejtuar për në mauzoleun e imamit të shtatë, përvjetori i vdekjes i të cilit bie sot.
Një zëdhënës i ministrisë së brendshme saktësoi se katër civilë janë vra kur plumbat e murtajës goditën turmën e shtegtarëve, nderisa dy persona tjerë kanë vdekur në dy atentate tjera që shpërthyen në lagjen jug-perëndimore të kryeqytetit të Irakut.
Gjithnjë në Bagdad sot ka vdekur një oficer i ushtrisë, i cili u vra nga shpërthimi i një bombe vendosur nën makinën e tij.
Që prej shtatë vjetësh, në përvjetorin e vdekjes së imamit al-Kadhim në shekullin e VII pas Krishtit, mijëra shtegtarë shkojnë për vizitë tradicionale te mauzoleu i tij ( shtegtim që qe ndaluar gjatë regjimit të Sadam Hyseinit i cili ra më 2003), duke u dhënë rast terroristëve të mbjellin vdekje.
Autoritetet irakiane kanë sigurua për këtë vit përforcimin e masave të sigurisë dhe rritjen e personelit ushtarak, si dhe ndërtimin e strukturave përkatëse për pritjen e shtegtarëve që udhëtonin nën diell të flaktë.







All the contents on this site are copyrighted ©.