2010-07-05 17:29:28

Papa në Mbretërinë e Bashkuar nga 16 deri më 19 shtator.


(05.07.2010 RV)Duke pranuar ftesat e qeverisë, të mbretëreshës Elizabeta II dhe të Konferencave ipeshkvnore katolike të Angli-Uellsit e të Skocisë, Benedikti XVI do të bëjë një shtegtim apostolik në Mbretërinë e Bashkuar, nga 16 deri më 19 shtator. Njoftimin zyrtar e dha sot drejtori i Sallës së Shtypit të Vatikanit, atë Federiko Lombardi. Gjatë shtegtimit, Papa do t’i bëjë një vizitë mbretëreshës, në Pallatin Mbretëror Holirud-hauz në Edinburg. Më pas do të kryesojë një kremtim eukaristik në Belahyston Park të Glasgout e do të takohet me përfaqësues të botës politike, kulturore e impreditoriale në Uestminster Hol. Do të marrë pjesë edhe në një kremtim ekumenik në Abacinë e Uestminsterit e, më pas, edhe në Lutjet mbrëmësore në Hajd Park të Londrës. Së fundi, do të kryesojë kremtimin me ritin e lumnimit të kardinalit Xhon Henri Njumën në Kofton Park të Birmingamit.







All the contents on this site are copyrighted ©.