2010-07-05 15:48:07

Në Poloni fiton kandidati qeveritar, Komorovski do të jetë president i ri


Kandidati i qeverisë në zgjedhjet presidenciale në Poloni, Bronisllav Komorovski, ka fituar më 52,6% të votave dhe ka premtuar se do të punojë në qetësimin e marrëdhënieve politike në vend. “Dallimet janë pjesë e pandashme e demokracisë, por duhet të sigurohemi që ato të mos e pengojnë bashkëpunimin”, tha Komorovski.
Aktualisht ai është president i dhomës së ultë të Parlamentit, ushtrues i detyrës së presidentit të Shtetit pas vdekjes së Leh Kaçionskit, dhe ishte kandidat i koalicionit qeveritar të kryeministrit Donald Tusk. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se me 95 për qind të votave të numëruara Komorovski kryeson me 52.6 për qind, ndërsa sfiduesi, Jaroslv Kaçinski, binjaku i presidentit që vdiq në aksidentin ajror në Rusi, ka fituar 47,4 % të votave.







All the contents on this site are copyrighted ©.