Pakistan: 42 viktima në Lahore nga terroristët në varrin e një sufi
Mbi 42 njerëz kanë vdekur e së paku 200 të tjerë janë plagosur kur tre atentatorë
ekstremistë kamikazë në një vend kulti në qytetin pakistanez të Lahores. Qindra besimtarë
gjendeshin në varrin e një shenjti sufi në momentin e sulmit. Rreth 200 të tjerë
janë plagosur. Autoritetet e vendit njoftuan se tre atentatorë vetëvrasës hodhën veten
në erë brenda vendit të kultit në Lahore, në lindje të vendit. Me gjithë masat e
rrepta të sigurisë, ata kishin arritur të hynin në vendin e shenjtë, në të cilin ishin
mbledhur shumë besimtarë myslimanë. Prej muajsh Pakistani po tronditet nga një seri
atentatesh terroriste. Atentatorët janë të lidhur me organizatën terroriste Al Kaida
e talibanët. Ushtria pakistaneze ka nisur një ofensivë të gjerë në zonat ku ata strehohen,
në kufirin me Afganistanin.