2010-07-02 17:15:13

Nga 7 korriku Papa do të jetë në Kastel Gandolfo, prej nga do të kryesojë lutjet verore të Engjëllit të Tënzot, ndërsa audiencat e së mërkurës, do të ndërpriten.


(02.07.2010 RV)Prefektura e Shtëpisë Papnore njofton se, që nga e mërkura e ardhshme, Benedikti XVI do të shkojë në Kastel Gandolfo. Në komunikatë kujtohet se gjatë periudhës verore do të ndërpriten të gjitha audiencat private e të posaçme. Përveç kësaj, kujtohet edhe se më 14, 21 e 28 korrik, nuk do të mbahen audiencat e përgjithshme të së mërkurës. Në të dielat e në solemnitetet gjatë periudhës së verës, lutja e Engjëllit të Tënzot do të kremtohet nga selia e Kastel Gandolfos. Audiencat do të rifillojnë rregullisht duke nisur nga e mërkura, 4 gusht.







All the contents on this site are copyrighted ©.