2010-07-02 16:07:13

Klinton në Ukrainë, SHBA-së duan të investojnë në energji.


SHBA-së duan të investojnë në energji në Ukrainë, posaçërisht në sektorin bërthamor e atë të gazit: kështu deklaroi Sekretarja amerikane e Shtetit, Hilari Klinton, e cila sot në Ukrainë bisedoi me presidentin Ianukoviç, kreun e diplomacisë, drejtuesen e opozitës, si dhe me përfaqësues të mediave e të shoqërisë civile. Ukraina është vendi i parë që Klinton viziton në turneun pesëditor. Pas Ukrainës, Klinton do të viziton Poloninë, Azerbaxhianin, Armeninë dhe Gjeorgjinë.
“Të investosh në sektorin e energjisë, për SHBA e Vendet tjera, është mënyra më e mirë për të ndihmuar Ukrainën”, tha H. Klinton. Kujtojmë se pas zgjedhjes së presidentit Viktor Ianukoviç, Kievi është afruar shumë me Moskën, edhe në sektorin energjetik: aktualisht është studim një jonit venture mes Gazpromit dhe Ukrainës.







All the contents on this site are copyrighted ©.