2010-07-02 15:47:39

Gjenerali amerikan Petreus në Afganistan


Gjenerali amerikan, Dejvid Petreus, po qëndron në Afganistan për të marrë përgjegjësinë e forcave ndërkombëtare kundër kryengritjes së talibanëve në këtë vend. Dy ditë më parë, Senati i Shteteve të Bashkuara konfirmoi gjeneralin Petreus për komandant të trupave amerikane dhe të NATO s në Afganistan. Gjenerali Dejvid Petraues vjen në vend të gjeneralit Stenli Mekristal, i cili u shkarkua javën e kaluar pasi i kishte kritikuar zyrtarët më të lartë amerikanë në një artikull në revistën ‘Rolling Stone’.







All the contents on this site are copyrighted ©.