2010-07-02 15:35:57

Afganistan: talibanët, sulm kundër organizatës jo qeveritare amerikane,10 të vdekur


Janë 10 të vdekur e mbi 30 të plagosur nga sulmi i talibanëve natën e kaluar kundër një zyre të organizatës jo qeveritare amerikane në qytetin Kunduz, në Afganistan. Organizata amerikane Development Alternatives Inc punonte me organizatën e USAID-it në rindërtimin e Vendit pas luftës. Burimet e Guvernatorit të Kunduzit njoftojnë se organizata amerikane u sulmua nga 6-të atentatorë kamikazë. Ndër viktimat janë tre persona nënshtetas të huaj gjerman, një polic dhe një roje janë vrarë gjatë sulmit.







All the contents on this site are copyrighted ©.