2010-07-01 17:06:03

Kremtimi i festës së Shën Pjetrit e Palit në Gjakovë


Më 29 qershor Kisha festoi “rrënjët e veta të shenjta duke kremtuar Apostujt Pjetër e Pal”. Në solemnitetin e Pajtorëve qiellorë të bashkësisë katolike të Gjakovës, Meshën e Shenjtë solemne të festës e kryesoi prifti don Jeton Thaçi në bashkëkremtim me fretërit e meshtarët tjerë para një numri të madh besimtarësh, të ardhur për këtë të kremte nga mbarë vendi.
Gjatë homelisë dom Jeton Thaçi u përqendrua mbi figurat e Shenjtorëve Pjetër e Pal. Figurat e këtyre Apostujve janë ngushëllim e mësim i madh për ne. Pjetri na thotë: “Ti mendon se ke recetën e se duhet ta shndërrosh botën e krishterimit, por rrugën e njeh vetëm Zoti, i cili më thotë: ‘Eja pas meje!’, sepse Ai vetë është ‘Rruga’, e ‘Vërteta’, ‘Jeta’.
Ndërsa natën e festës, Meshën e orës 18 e kryesoi don Marjan Gjini në bashkëkremtim me Atë Anton Nuan, famullitar i Gjakovës e Guardian i Kuvendit Françeskan dhe don Kolë Thaqin famullitar i famullisë së Doblibares.
Kujtojmë se festa e Shën Pjetrit e Pali Apostuj u kremtua edhe në fshatin Poterç të famullisë së Gllaviçicës në komunë të Klinës. Po më hollësisht të ndjekim shërbimin e Rabie Ibrajt nga Prishtina.......RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.