2010-06-30 18:03:16

BE ashpërson disiplinën financiare


Komisioni Evropian bëri të ditur se 16 Vendet e eurozonës mund ta humbin lidhjen e tyre në fondet e BE së dhe të detyrohen të depozitojnë mjete, nëse i shkelin rregullat e buxhetit për kufizimin e deficitit dhe borxhit. Propozimi nga trupi ekzekutiv i BE së është pjesë e përpjekjeve të Bashkimit Evropian për të ashpërsuar rregullat e disiplinës së buxhetit financiar për të shmangur një tjetër krizë të borxheve si ajo që e goditi Greqinë.
Propozimi tash do të studiohet nga ministrat e financave të BE së. Po sot, Banka Qendrore Evropiane njoftoi se do t'u huazojë bankave komerciale afro 132 miliarda euro për tre muaj. Shuma është më e vogël se sa pritej, duke lënë të kuptohet se bankat në eurozonë janë në gjendje më të mirë se sa mendohej më parë.







All the contents on this site are copyrighted ©.