2010-06-30 18:01:05

Arrestimi i spiunëve nuk ndikon në marrëdhëniet e SHBA-së me Rusinë


Shtëpia e Bardhë deklaron se arrestimi i spiunëve rusë në Shtetet e Bashkuara, nuk i dëmton marrëdhëniet e Uashingtonit me Moskën. "Ne kemi bërë progres të madh gjatë një viti e gjysmë, duke punuar në çështjet e shqetësimit reciprok, nga marrëveshja START e deri në punën e përbashkët në çështjet si ajo në Kombet e Bashkuara për Korenë Veriore dhe Iranin. P
ra, nuk mendoj se kjo do të ketë ndikim në këto raporte", tha zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Robert Gibs, mbrëmë vonë në Uashington. I të njëjtit mendim është edhe Ministria e jashtme e Rusisë, e cila ka pranuar se disa prej spiunëve të dyshuar të arrestuar në Shtetet e Bashkuara, janë shtetas rusë, por ka insistuar se ata nuk kanë bërë asgjë për t'i dëmtuar interesat e Shteteve të Bashkuara.







All the contents on this site are copyrighted ©.