2010-06-29 16:48:43

Qipro: arrestohet personi 11 i kërkuar nga FBI.


(29.06.2010 RV)Autoritet qipriote arrestuan Kristifer Metsos, ndërsa po përpiqej të largohej për në Budapest, anëtari i njëmbëdhjetë ky i grupit të spionazhit rus që vepronte në SHBA. Më pas Metsos, 55 vjeçar, u la i lirë pasi pagoi një shumë prej 20 mijë eurosh.
Para pak ditësh FBI kishte arrestuar në Montkler, Jonkers dhe në Arlington të SHBA, dhjetë persona të dyshuar për agjenturë. Disa nga agjentët, burra dhe gra, - njofton kanali televiziv CNN, - mbanin emra të rremë shtetasish amerikanë të vdekur me origjinë italiane, greke etj, me përjashtim të njërit që kishte emër rus.
Që të gjithë akuzohen për agjenturë; nëntë prej tyre edhe për qarkullim paresh të pista dhe rrezikojnë dënime që shkojnë nga pesë deri në njëzet vjet burgim.
Sipas burimeve amerikane, spiunët në shërbim të të rusëve jetonin në SHBA që prej viteve ’90 dhe kishin si detyrë të hynin në lidhje me ambjentet e politikanëve amerikanë për t’i kaluar më pas informata me vlerë Moskës.
Arrestimet ndodhën pikërisht në prag të vizitës që presidenti rus Dmitri Medveded po përgatitet të kryejë në Uashington.







All the contents on this site are copyrighted ©.