2010-06-29 12:01:57

Papa: lidhja me Selinë Apostolike është garanci e lirisë së Kishave vendore


“Bashkimi me Pjetrin e me pasardhësit e tij është garanci e lirisë për Barinjtë e Kishës e për vet Bashkësinë që u është besuar atyre”. Kështu pohoi Papa Benedikti XVI gjatë homelisë së meshës kremtuar në festën e Shenjtorëve Pjetër e Pal Apostuj, pajtorë qiellor të Romës e të Selisë Apostolike. Fjalët e Papës marrin një domethënie të veçantë në dritën e ngjarjeve që në Belgjikë, SHBA e Itali këtyre ditëve kanë kundërvë Kishën e magjistraturën me rastin e hetimeve gjyqësore.
“Në planin historik - kujtoi Ati i Shenjtë Racinger - bashkimi me Selinë Apostolike të Romës u siguron Kishave vendore dhe Konferencave Ipeshkvnore lirinë ndaj pushteteve e qeverive lokale, kombëtare apo mbikombëtare, që në disa raste mund të pengojnë misionin kishtar”. Edhe më shumë e më thelbësisht, “është garanci e lirisë në kuptimin e plotë të aderimit në të vërtetën, në traditën autentike, kështu që Populli i Zotit të mbrohet e ruhet prej gabimeve që kanë të bëjnë me fenë e krishterë dhe moralin”.
Prandaj “fakti që, çdo vit, ipeshkvijtë e ri metropolitë vijnë në Romë për të marr Palion nga duart e Papës, duhet të kuptohet - shpjegoi Papa - në domethënien e saj autentike, si gjest i bashkimit, e tema e lirisë së Kishës na ofron çelësin e leximit posaçërisht të rëndësishëm”. Kështu pra pohoi Benedikti XVI në homelinë e meshës së solemnitetit t shenjtorëve Pjetër e Pal, duke iu referuar vendosjes së simbolit të “palios” që sot u takoi38 kryeipeshkjve të ri metropolitë të ardhur në Romë nga të gjitha kontinentet.
 







All the contents on this site are copyrighted ©.