2010-06-28 17:10:41

Samiti G20 në Toronto. Dokumenti përfundimtar përcakton masat kundër krizës


Liderët e grupit G20 janë dakord për mbështetjen e rimarrjes së ekonomisë, rritjen e punësimit e kontrollin rigoroz të llogarive e gjendjes financiare. G20 pajtohet që t’i reduktojnë deficitet dhe të ndjekin “politika miqësore të rritjes” ekonomike. Në deklaratën e përbashkët pas takimit në Toronto të Kanadasë, pohohet vazhdimi në rrugën e reformave të sistemit financiar e të trasparancës, duke ripohuar jo-në ndaj proteksionizmit. Këto janë disa nga elementet kryesore të deklaratës përfundimtare të Samitit të G20 nč Toronto.
Po kështu pohohet prioriteti i G20 thuhet të jetë ulja e borxhit dhe e shpenzimeve afatshkurta për nevojat e karburantit. Deklarata pohon se “ekonomitë e zhvilluara u janë përkushtuar planeve për përgjysmimin e deficiteve deri në vitin 2013 dhe stabilizimin apo reduktimin e borxhit të qeverisë deri në vitin 2016”.







All the contents on this site are copyrighted ©.