2010-06-28 14:24:35

Patriku Irinej kërkon një zgjidhje për Kosovën që do t'i kënaqte të dyja palët


Patriarku serb Irinej deklaroi sot në manastirin e Graçanicës afër Prishtinës, se populli shqiptar ka të drejtën e pamohueshme për të ekzistuar në Kosovë, por ka theksuar se këtë drejtë e kanë edhe serbët, për të cilët tha se Kosova është atdheu i tyre.
Në mesazhin e tij, Patriku Irinej gjatë një fjalimi me rastin e festës së sotme të Vidovdanit, tha se shpreson që për Kosovën të gjendet një zgjidhje e cila do t'i kënaqte të dyja palët - serbe dhe shqiptare.
"Zgjidhja e cila do të kënaqte vetëm një palë nuk është zgjidhje, por arsye për përçarje, ndërsa këtë nuk e dëshirojmë as ne as ata të cilët nuk Kosovë duan të kenë vendin dhe shtetin e tyre. Ku vend na takon neve si popull historik në këto hapësira, por u takon edhe atyre të cilët janë me ne, dhe shpresojmë për një zgjidhje e cila do të kënaqte të dyja palët", ka thënë patriarku serb Irinej.







All the contents on this site are copyrighted ©.