2010-06-28 14:24:46

Ministri serb Bogdanoviq: Për ruajtjen e Kosovës në "kuadër të Serbisë"


Ministri serb për Kosovën në Qeverinë e Serbisë Goran Bogdanoviq pohoi mbrëmë në Graçanicë afër Prishtinës, se synimi i Beogradit në Kosovë është që mos të rrezikojë askënd, por të kërkojë zgjidhje për të mbrojtur atë që është serbe si dhe për të mundësuar ekzistimin e mëtejshëm të institucioneve, të popullit dhe kishës serbe.
Duke folur në solemnitetet kushtuar festës së Vidovdanit, në 621 vjetorin e Betejës së Kosovës, Bogdanoviq tha se Serbia do të jetë e suksesshme vetëm nëse mbron dhe kultivon stabilitetin e unitetin midis shtetit dhe popullit, sepse, sipas tij, kjo është "parakusht për ruajtjen e Kosovës në kuadër të Serbisë".







All the contents on this site are copyrighted ©.