2010-06-28 17:10:04

Kardinali Bertone në takimin kushtuar enciklikës “Caritas in Veritate”, flet për nevojën e një rendi të ri ekonomik, në shërbim të njeriut.


(28.06.2010 RV)Një rend i ri ekonomik, në shërbim të njeriut e të popujve: ky është objektivi, që duhet arritur, sipas diskutimit mbajtur nga sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Tarçizio Bertone, në simpoziumin VII ndërkombëtar të universitarëve, kushtuar enciklikës së Benediktit XVI “Caritas in Veritate”.
Në takimin e madh të universitarëve, organizuar nga Zyra baritore e dioqezës dhe nga dikasteri papnor, u shkëmbyen mendime rreth temës: “Caritas in Veritate”(E Vërteta, thënë me dashuri); drejt një ekonomie në shërbim të familjes njerëzore. Njeriu, shoqëria, institucionet”.
Duke u ndaluar tek lidhja ndërmjet “Caritas in Veritate” e krizës botërore të financës, kardinali Bertone foli për mësimet që mund të nxirren prej saj:
“Përballë krizës globale të financës dhe pasojave të saj të rënda negative mbi ekonominë reale, e duke ndjekur, nga Vatikani, përmes Vëzhguesit të Selisë së Shenjtë, takimin e madh të G20, kujtojmë se Enciklika kërkon krijimin e një rendi të ri ekonomik, për të ndrequr asimetrinë ndërmjet institucioneve ekonomike, tashmë të globalizuara, e institucioneve juridike dhe politike, që kanë mbetur të lidhura kryesisht me bazat kombëtare e lokale”.
Në rrethanat e globalizimit, që i japin shtytje të fuqishme bashkimit të popujve e të fateve të tyre, “Caritas in Veritate” bën një thirrje të mirëpërcaktuar:
“Enciklika e nxit vetë ekonominë të riorganizohet, si veprimtari njerëzore, që ka për qëllim zhvillimin e gjithanshëm të popujve”.







All the contents on this site are copyrighted ©.