2010-06-28 17:15:16

Festa e Shenjtorëve Apostuj Pjetër e Pal në Gjakovë


Kisha me 29 qershor kremton festën e Shenjtorëve Apostuj Pjetër e Pal, Pajtorë qiellor të Romës, të shumë bashkësive kishtare në botë si dhe asaj në Gjakovë të Kosovës.
Kujtojmë se trupi i Shën Pjetrit Apostull pushon në Bazilikën e Vatikanit, që mban emrin e tij e që është zemra e Kishës katolike universale; ndërsa trupi i Shën Palit Apostull, në Bazilikën me emrin e Apostullit të Popujve, jashtë mureve të Romës, atje ku pësoi martirizimin me prerjen e kokës. Martirë për shkak të Krishtit, sot janë ndër Shenjtorët më të nderuar të Kishës katolike, siç dëshmon edhe kremtimi i festës së tyre në Gjakovë. Më hollësisht mbi festën e këtyre dy Apostujve të mëdhenj të krishterimit, të dëgjojmë kvardianin e famullitarin e Kishës së Gjakovës, françeskanin Atë Anton Ndua....RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.