2010-06-27 13:34:14

Përfaqësuesit diplomatikë të Selisë së Shenjtë e të Rusisë shkëmbejnë letrat kredenciale.


(27.06.2010 RV)Sekretaria e Shtetit të Vatikanit njoftoi se kryeipeshkvi Dominik Mambertì, sekretar për Marrëdhëniet me Shtetet, mori letrat, që akreditojnë zotin Nikolai Sadkikov si ambasador i Federatës Ruse pranë Selisë së Shenjtë. Së shpejti, saktëson komunikata, imzot Antonio Menino do t’i paraqesë Ministrit rus të Punëve të Jashtme, Sergei Lavrov, latrat kredenciale, që e akreditojnë si nunc apostolik në Federatë.







All the contents on this site are copyrighted ©.