2010-06-26 18:49:52

Papa Rrethit të Shën Pjetrit: edhe në Romë ka njerëz që vuajnë e kërkojnë dëshmi bamirësie.


Ndjehet nevoja për bamirësi materiale e shpirtërore: këtë pohoi Benedikti XVI në audiencën me anëtarët e Rrethit të Shën Pjetrit, të cilët i priti sot në Vatikan, me rastin e dorëzimit të Obolit apo lëmoshës së Shën Pjetrit. Papa ripohoi se të varfërit kanë nevojë për dashuri, duke kujtuar edhe Famullitarin Shenjt të Arsit, Shën Gjon Maria Vianejn, të cilit iu kushtua Viti Meshtarak, i sapopërfunduar...RealAudioMP3
“Bamirësi e dëshmi” janë dy vijat kryesore udhëheqëse të apostullimit për anëtarët e Rrethit të Shën Pjetrit, të cilëve Papa u shprehu mirënjohjen për shërbimin bujar që i bëjnë Selisë së Shenjtë. Lëmosha e mbledhur në Kishat e Romës, e vënë në shërbim të bamirësisë së Papës, shtoi Benedikti XVI, është shenjë e dashurisë së banorëve për Pasardhësin e Shën Pjetrit, por edhe simbol solidariteti për njerëzit që vuajnë e që nuk mungojnë as në Romë:
“Vijoni të jeni shenjë konkrete e bamirësisë së Papës për ata, që kanë nevojë, si në kuptimin material, ashtu edhe në atë shpirtëror, duke mos harruar edhe shtegtarët, që vijnë në Romë nga të katër anët e botës, për të vizituar Varret e Apostujve dhe për t’u takuar me Pasadhësin e Pjetrit”.
Kujtojmë se dorëzimi lëmoshës bëhet pikërisht në prag të solemnitetit të Pajtorëve të Romës, Shën Pjetrit e Shën Palit.







All the contents on this site are copyrighted ©.