2010-06-25 18:37:14

Sulm terrorist në zyrat e Ministrit grek të Rendit, Michalis Chrisochoidis.


(25.06.2010 RV)Mediat vendase raportojnë se bëhet fjalë për një shpërthim në katin e 7 të godinës së Ministrisë së Rendit, që shkaktoi vdekjen e njërit nga ndihmësit e ministrit Chrisochoidis dhe plagosjen e një personi tjetër.
Shpërthimi ndodhi në orën 20:00 me orën greke në zyrën përballë asaj të ministrit. Sipas mediave greke, viktima quhet Jorgos Vasilakis, 52 vjec, ndërsa bomba ishte vendosur në një pako, që shpërtheu në çastin e hapjes nga viktima. Në zyrën, ku shpërtheu bomba, ndodhej dhe një person i dytë, i cili u plagos rëndë.
Sipas mediave greke shpërthimi ishte aq i fortë, sa u lëkundën muret e zyrës ngjitur.
Është hera e parë që një shpërthim i tillë ndodh pikërisht në Ministrinë e Rendit, një vend i pajisur me forca sigurie dhe kamera.
Kërkimet vijojnë në të gjitha drejtimet. Policia nuk përjashton asnjë mundësi, por hamendësohet se sulmi erdhi nga bërthama anarkike “Lufta Revolucionare”(Ea), e cila pothuajse është shpërndarë gjatë muajve të kaluar. Së pari duhet sqaruar si hyri bomba në ministri. Nuk ka dyshim se ishte caktuar për ministrin Chrisochoidis (Krisokoidis), i cili gjatë këtyre viteve ka pasur shumë sukses në luftën kundër organizatave marksiste. Por, në vend të tij, vdiq bashkëpunëtori i ngushtë, Gjorgjo Vasilakis, në sa zyra u shkatërrua plotësisht. Pas një periudhe qetësie relative, siguria në vend u godit mu në zemër.
Terroristët nuk do ta arrijnë kurrë qëllimin e tyre, premton kryeminisitri Papandreu, duke i cilësuar atentatorët, vrasës të ultë të demokracisë, të cilët do ta marrin përgjigjen që meritojnë jo vetëm nga shteti, por edhe nga gjithë shoqëria.
Ndërkohë asnjë grup nuk ka marrë përsipër përgjegjësinë e sulmit terrorist.







All the contents on this site are copyrighted ©.