2010-06-25 18:37:40

25 Qershor, përkujtohet masakra kundër popullsisë çame


(25.06.2010 RV)Sipas agjensive të shtypit shqiptar, sot, më 25 qershor, bashkësia shqiptare çame në Shqipëri, përkujtoi masakrën mbi popullsitë e pafajshme, të kryer nga trupat e rregullta ushtarake greke, udhëhequr nga Napolon Zerva.
Në Kllogjer të Sarandës prehen 2700 persona të vdekur rrugës, gjatë eksodit të popullsisë së pafajshmë dhe të pambrojtur çame, që ikte për ti shpëtuar genocidit dhe dhunës greke.
Fundi i luftës së dytë botërore, kujtohet edhe si fillimi i kalvarit të vuajtjeve të kësaj popullsie, së cilës në vitin 1944 iu konfiskuan pronat dhe u përzu me dhunë nga vatrat shekullore, prej trupave të rregullta greke.
Napolon Zerva ishte një nga gjeneralët grekë që bashkëpunoi me pushtuesit gjermanë. Këta të fundit i lanë dorë të lirë për masakrat ndaj popullsisë çame. Në 25 qershor 1944, (datë, në të cilën komuniteti çam kujton viktimat e genocidit) forcat e Zervës ekzekutuan në mënyrë barbare 2000 çamë brenda një nate në qytetin e Paramithisë. Viktimat ishin kryesisht gra dhe fëmijë. Kjo ishte një nga masakrat më të egra të grekëve ndaj popullsisë autoktone shqiptare, në luftën e dytë botërore.
Bëhet fjalë për një genocid, të pa dënuar akoma nga shteti Grek.







All the contents on this site are copyrighted ©.