2010-06-24 16:16:11

Afganistan: Obama zëvendëson gjen. MakKristal me gjen. Petraeus.


(24.06.2010 RV)Presidenti amerikan Barak Obama lajmëroi zyrtarisht se e ka pranuar dorëheqjen e gjen. MakKristal, që drejtonte trupat NATO në Afganistan. Në vend të tij presidenti Obama emëroi gjen. David Petraeus, i cili më parë ka drejtuar me mjaft sukses luftën kundër guerriljeve në Irak. Zëvendësimi ndodhi pas deklaratave të ashpra të gjen. MakKristal kundër adminstratës amerikane të botuara në revistën Rolling Stone. Mes tjerash, në këto deklarata Gjen MakKristal vinte në dukje se në administratën Obama ka mosmarrëveshje të thella në lidhje me strategjinë që duhet përdorur për luftën në Afganistan.







All the contents on this site are copyrighted ©.