2010-06-23 16:04:44

Një delegacion ortodoks përfaqëson Bartolomeun I, në festën e Shën Pjetrit e të Shën Palit


(23.06.2010 RV)Për të 41-tin vit me radhë, javën e ardhshme do të përsëritet tradita e vizitës së një delegacioni ortodoks në Vatikan, me rastin e festës së Shën Pjetrit e të Shën Palit, që kremtohet më 29 qershor. Delegacioni përfaqëson Partikun Ekumenik të Kostandinopojës, Bartolomeu I dhe do të marrë pjesë përveçse në Meshën e 29 qershorit në Shën Pjetër, edhe në lutjet e mbrëmjes me Benediktin XVI në Bazilikën e Shën Palit jashtë mureve. Delegacioni do të pritet në audiencë private nga Papa e do të ketë takime me autoritetet e Këshillit për Bashkimin e të Krishterëve.







All the contents on this site are copyrighted ©.