Arrestohen 27 vetë për atentatin e djeshëm në Stamboll
(23.06.2010 RV)Policia turke arrestoi sot 27 vetë për atentatin e djeshëm në
Stamboll, i cili shkaktoi vdekjen e katër ushtarëve dhe të vajzës së një oficeri.
Bomba e telekomanduar kishte si objektiv një autobuz me personel ushtarak, që drejtohej
për në vendin e punës. Atentati u mor përsipër nga militantët radikalë kurdë dhe është
episodi i fundit i dhunës, që shpërtheu pasi lideri kurd Abdullah Oshalan njoftoi
nga burgu se i ka humbur shpresat për dialog me Ankaranë. Qëllimi i bisedimeve të
mundshme ishte fundi i konfliktit kurd, që vazhdon prej 26 vjetësh.