2010-06-22 16:10:40

Papa emëron imzot Dal Tozon sekretar të Këshillit Papnor “Cor Unum”


(22.06.2010 RV)Papa emëroi sekretarin e ri të Këshillit Papnor “Cor Unum”. Ai është imzot Xhovani Pietro Dal Tozo, deri tani, nënsekretar në të njëjtin dikaster. Lindur më 1964, imzot Dal Tozo shugurohet meshtar në moshën 25 vjeçare, në dioqezën e Bolcano-Bresanone. Në vitin 1996 emërohet funksionar i Këshillit Papnor “Cor Unum” dhe bëhet nënsekretar në vitin 2004. Është anëtar i Komisionit të veçantë për trajtimin e çështjeve të shpalljes së shugurimit meshtarak të paqenë, pranë Kongregatës për Klerin. Që nga shtatori 2008 është anëtar i komisionit të veçantë për trajtimin e çështjeve të zgjidhjes së martesës “in favorem fidei” pranë Kongregatës për Doktrinën e Fesë.








All the contents on this site are copyrighted ©.