2010-06-22 16:14:22

Gëzimi i takimit me Benediktin XVI në fjalët e ipeshkvit brazilian të Parakatut, në vizitë ad Limina


(22.06.2010 RV)RealAudioMP3 Vazhdon në Vatikan vizita ad Limina e ipeshkvijve braziliane të Rajonit Leste II. Dje paradite, një grup prelatësh u prit në audiencë nga Papa Benedikti XVI. Ndër ta edhe imzot Leonardo de Miranda Pereira, ipeshkëv i Parakatut, i cili flet në mikrofonin tonë, mbi emocionet e takimit me Atin e Shenjtë dhe mbi frytet që ai do të sjellë për dioqezën:
Është gjithnjë i njëjti emocion: lumturia kur shohim Atin e Shenjtë, një person i përvujtë, i qetë, i saktë, plot ndjenja njerëzore, mikpritës… Duket qartë ajo qetësi e ajo mikpritje, që janë shenjë e dashurisë së atit universal. Prandaj, kjo vizitë e katërt “ad Limina” ka për mua të njëjtin emocion si ajo e para, kur u takova me Gjon Palin II. Mbaj me vete fjalët ngushëlluese të Benediktit XVI. Dje, grupi i fundit i ipeshkvijve brazilianë ishte në audiencë tek Papa e unë i thashë Atit të Shenjtë se njerëzit e mi e duan Papën.
A keni ndjerë Benediktin XVI pranë problemeve tuaja?
Po. Edhe ipeshkvijtë e tjerë: gati të gjithë thanë të njëjtat fjalë: “Papa interesohet, Papa është pranë problemeve tona dioqezane”…
Ju e dëgjoni gjithmonë Radio Vatikanin…
Në vitin 1959 përfundova studimet e mia në seminar, por isha vetëm 23 vjeç e gjysëm dhe sipas ligjeve të së Drejtës Kanonike nuk mund të shugurohesha meshtar. Kryeipeshkvi im bëri një program në Radio Vatikan dhe i lajmëroi dëgjuesit në Brazil se Papa Gjoni XXIII e kishte lejuar shugurimin tim, pavarësisht nga 23 vjeçët e mia: ishte 22 nëntor 1959!
 







All the contents on this site are copyrighted ©.