2010-06-21 17:45:54

Obama do të takojë Netanijahun në Shtëpinë e Bardhë


(21.06.2010 RV)SHBA-të kanë shprehur kënaqësinë e tyre për vendimin e Izraelit, që parashikon lehtësimin e embargos kundër Rripit të Gazës. Pasojë e kësaj është takimi i ardhshëm i kryeministrit izraelit Netanijahu me presidentin amerikan Obama, më 6 korrik, në Shtëpinë e Bardhë. Kjo bisedë duhej të ishte bërë më 1 qershor, por u shty për shkak të sulmit izraelit kundër flotiljes së paqes, gjatë të cilit gjetën vdekjen 9 vetë. Edhe Bashkimi Evropian shprehu miratimin e vet për vendimin izraelit, por kërkoi nga palestinezët lirimin e ushtarit hebre Xhilad Shalit, marrë peng para katër vjetësh nga grupet e Hamasit në Rripin e Gazës.







All the contents on this site are copyrighted ©.