Forcohet fondamentalizmi në Somali: mjekrra bëhet ligj në Mogadisho
(21.06.2010 RV)Rebelët e Partisë islamike somaleze, që kontrollojnë një pjesë
të kryeqytetit Mogadisho, bënë të njohur se mbajtja e mjekrrës nga burrat e qytetit
dhe shkurtimi i mustaqeve, sipas traditës salafite, është bërë ligj i detyrueshëm.
Grupi ekstremist islamik, i udhëhequr nga shehu Hasan Daher Auejs është i njohur për
ndalimin e transmetimit të çdo lloj muzike nga radiot lokale. Ka disa muaj, që grupe
të tilla kanë vendosur sharinë në pjesë të ndryshme të vendit dhe përmes një lloj
policie, të ngritur prej tyre, kontrollojnë që ligjet e saj të zbatohen nga të gjithë.
Dënimi shkon nga prerja e dorës tek vdekja.