2010-06-18 16:57:43

Vizita e parë e patrikut ortodoks serb në Pejë


(18.06.2010 RV)Patriku serbo-ortodoks Irinej shkoi sot për herë të parë pas zgjedhjes së tij në janar, për vizitë në patriarkatin e Pejës, në Kosovë, konsideruar nga serbët si qendër shpirtërore. Irinej u shoqërua nga ministri për çështjet e Kosovës, Bogoljub Sijakoviç dhe u takua me popët e murgjërit ortodoksë të zonës.
Në tetor, pikërisht në Pejë, do të mbahet një ceremoni e dytë fronëzimi të patrikut Irinej, me një kremtim, që zhvillohet për herë të parë në Kosovën e pavarur.







All the contents on this site are copyrighted ©.