2010-06-18 16:57:53

Varre të përbashkëta në Maqedoni me shqiptarë, viktima të serbëve.


(18.06.2010 RV)Mundësia e pranisë në Maqedoni të varreve të përbashkëta me kosovarë të vrarë nga serbët gjatë luftës 1998-1999 do të jetë objekt i një hetimi të përbashkët të ekspertëve nga të dyja vendet. Kërkesa është bërë më 22 maj nga Ministria e Drejtësisë së Kosovës, e cila ka vënë gishtin mbi disa lokalitete të mundshme. Gjithsesi, Pavle Tajanov, që ishte ministër i brendshëm në Maqedoni, në kohën e luftës, përgënjeshtron lajmin e ekzistencës së varreve të përbashkëta me kosovarë në territorin e Maqedonisë.







All the contents on this site are copyrighted ©.