2010-06-18 18:50:01

Këshilli Evropian vendos taksa mbi bankat


(18.06.2010 RV)Këshilli i Bashkimit Evropian mori vendim t’i propozojë mbledhjes së G20-ës, që do të zhvillohet javën e ardhshme, një taksë të re për bankat. Menjëherë reaguan shoqatat bankare dhe ndërmarrjet.
Sipas presidentes së Konfindustries Italiane, Ema Marçegalia, kjo taksë do të paguhet nga kursimtarët, ose nga biznesmenët, që kanë llogari në bankë. Propozimi italian synon në krijimin e një fondi për shpëtimin e bankave në gjendje krize e rreziku dhe miraton idenë evropiane për publikimin e të ashtuquajturve “stress test”, që tregojnë shëndetin e institucioneve financiare të një vendi. Informacioni kontribuon në mospërhapjen e panikut të kotë dhe në krijimin e sigurisë tek investuesit.







All the contents on this site are copyrighted ©.