2010-06-18 18:48:41

Kardinali Bertone për 40-vjetorin e agjensisë katolike Asca: i rëndësishëm zëri që tregon të mirën në mbarë botën.


(18.06.2010 RV)“Një zë katolik, në turmën e mediave, i aftë që prej 40 vjetësh të vërë në qendër të idesë së vet ‘Njeriun’. Mesazhi mbron atë, të cilit i drejtohet”. Këtë vlerësim i bën kardinali Tarçizio Bertone, sekretar i Shtetit të Vatikanit, përmes një videomesazhi, agjenisë së informacionit Asca, që kremtoi 40-vjetorin, në një çast të ndërlikuar e të vështirë, e jo vetëm në këndvështrimin ekonomik, thekson kardinali Bertone, por edhe në atë që ka të bëjë me organizimin e komunikimit.
“Agjensia e shtypit katolik të bashkuar”. Me këtë emër, i cili tingëllon si deklaratë, që shpall qëllimet dhe fushën e veprimtarisë, Asca krijoi vendin e vet në botën e ndërlikuar të shtypit italian, duke i hapur gazetarëve katolikë një faqe, ku mund të shprehin lirisht mendimin e tyre e të mbrojnë parimet themelore, edhe të profesionit të gazetarit. Aq më tepër sot, kur Kisha është në qendër të shumë të debateve e kur kërkohet informacion i paanshëm, i vërtetë e i lirë. Posaçërisht për praninë e Kishës në shërbim të së mirës së përbashkët të mbarë shoqërisë, duke i hapur asaj në komunikim, horizontet, që ndokush do të dëshironte t’ia kufizonte.







All the contents on this site are copyrighted ©.