2010-06-17 17:38:54

Raporti i Organizatës Botërore për Ushqimin dhe Bujqësinë (FAO) dhe OSCE: rritet pasiguria ushqimore nëpër botë.


(17.06.2010 RV)“Ndonëse planeti prodhon ushqim të mjaftueshëm për të gjithë popullatën botërore, rritjet e fundit të çmimeve dhe kriza ekonomike kanë çuar në një rritje të mëtejshme të urisë dhe të pasigurisë ushqimore nëpër botë.” Ky është alarmi që dha ditët e fundit kryetari i FAO-s Zhak Diuf dhe drejtori i përgjithshëm i OSCE-s, Angel Gurria në raportin e përbashkët “Vështrim mbi bujqësinë 2009-2010”, realizuar nga këto dy organizma ndërkombëtare. Sektori bujqësor “po tregohet resistent ndaj krizës” po ka rrezik për një “rritje të re të çmimeve, që lidhet me paqëndrueshmërinë e tregjeve.”-thuhet në raportin e hartuar. “Ndonëse planeti prodhon ushqim të mjaftueshëm për të kënaqur nevojat e popullsisë botërore, - lexohet më tej në raport, - rritja e çmimeve dhe kriza ekonomike ka çuar në një rritje të urisë dhe të pasigurisë ushqimore nëpër botë”. Sipas vlerësimeve të FAO-s,. sot për sot, njerëzit që nuk ushqehen sa duhet nëpër botë janë afro një miliard. Përsa i përket mesatares të viteve 2005-2007, raporti thekson nevojën që prodhimi ushqimor botëror të rritet me 40% brenda 2030 dhe me 70% brenda 2050, si edhe informon se afro 1560 milionë hektarë mund t’u shtohen 1,4 miliardë hektarëve aktualë të tokës së punueshme, gjysma e të cilëve në Afrikë dhe në Amerikë Latine. Kryetari i FAO-s Diuf uron që G8 të mbajë premtimin e marrë në korrik të 2009-ës në Akuila “që t’u japë 20 miliardë dollarë prodhuesve bujqësorë të vegjël për përmirësimin e prodhimit në vendet në zhvillim e sipër.”








All the contents on this site are copyrighted ©.