2010-06-17 14:50:15

Një mbrëmje lutjeje drejtuar Zotit për Papën e papninë e tij.


Edhe sivjet Lëvizja e Dashurisë Familjare organizon Mbrëmjen e lutjes për Papën Benediktin XVI dhe për Papninë e tij nesër më 18 qershor duke filluar nga ora 21.00 në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan. Kjo mbrëmje e lutjes do të udhëhiqet nga kardinali Angjelo Komastri, Vikar i Përgjithshëm i Shenjtërisë së Tij për Qytetin e Vatikanit.
Gjatë këtij takimi urate do të lutet Rruzarja e Shenjtë me pjesëmarrje të familjeve e ndezjen e qirinjve simbol feje e dashurie. Nisma dëshiron t’i shpreh afërsinë e popullit të Zotit ndaj Papës, Bariut të Kishës Universale dhe të jetë shenjë paqeje e bashkimi për mbarë njerëzimin. Organizuesit e kësaj nisme pohojnë se kjo është një mënyrë përmes së cilës duam t’i shprehim ndjenjën e vlerësimit e të dashurisë së Atit të Shenjt duke i kërkuar përmes lutjes Zotit ndihmë e ngushëllim për të.







All the contents on this site are copyrighted ©.