2010-06-17 16:05:15

Kryeipeshkvi i Uestminsterit Vinsent Nikols, paraqet udhërrëfyesin mbi vizitën e Papës në Angli, nga 16-19 shtator 2010.


(17.06.2010 RV)U botua në 300 mijë kopje “Hearts speaks unto hearts” – “Zemra i flet zemrës”, udhërrëfyesi i vizitës së Benediktit XVI në Britani të Madhe, e para vizitë shtetërore e një pape në vend që pas Reformës (1563), e që do të zhvillohet nga 16-19 shtatorin e ardhshëm. Broshura që u paraqit nga kryeipeshkvi i Uestminsterit Imzot Vinsent Nikols, kryetar i konferencës ipeshkvnore të Anglisë dhe Uellsit, është e ndërtuar në formë pyetje-përgjigjesh dhe ka si qëllim të sqarojë opnionin publik anglez, tronditur shumë pas shkandujve të priftërinjëve pedofilë, për rolin e Kishës Katolike në histori. Gjithashtu në broshurë i kushtohet vëmendje edhe figurës së kard. Njuman që do të shpallet i Lum pikërisht gjatë vizitës së Papës.
Po, për më tepër, në mikrofonin e radios sonë flet imzot Nikols:RealAudioMP3

Përgjigje: Bëhet fjalë për pyetje që shpesherë njerëzit i drejtojnë Kishës. Për shembull, çfarë është Selia e Shenjtë? Çfarë bën Kisha në të gjithë botën? Çfarë bën bashkësia katolike për të mirën e përbashkët në Britani të Madhe? Pse do të zhvillohet një takim ndërmjet Papës dhe mbretëreshës. Pse Papa Racinger ka kërkuar një takim me besimet e krishtera dhe fetë e tjera, këtu në Angli? Cila është politika katolike për arsimin? Shpresojmë se ky botim do të shënojë fillimin e përgatitjeve më të thella për vizitën e Atit të Shenjtë në shtator.

Pyetje: Çka mund të na thoni në lidhje me koston e shpenzimeve për sigurinë dhe kështu me radhë?

Përgjigje: Pak nga pak do të arrijmë në një pikë të re bashkëpunimi me qeverinë dhe këto gjëra, rrjedhimisht, do të sqarohen e do të jenë më të sakta.







All the contents on this site are copyrighted ©.