2010-06-16 16:32:52

Raport britanik mbi viktimat e “Bloody Sunday”: të gjithë të pafajshëm


(16.06.2010 RV)Kanë kaluar mëse 35 vjet, por më në fund, viktimat e ngjarjes, që ka hyrë në histori si “Bloody Sunday”, mund të gjejnë paqe. Sipas raportit të një komisioni, ngritur 12 vjet më parë, 13 manifestuesit e vrarë dhe 14 të plagosurit (njëri prej të cilëve vdiq më vonë) nga forcat speciale britanike në Londonderri të Ulsterit, më 30 janar 1972, janë të pafajshëm. Ngritja e këtij komisioni kontribuoi në arritjen e paqes në Irlandën e Veriut, më 1998.
Sipas raportit, ushtarët e dërguar nga Londra hapën zjarr të parët, pa asnjë lloj paralajmërimi. Personat e vrarë nuk përbënin rrezik për policinë, pavarësisht se manifestonin kundër anglezëve. Mijëra vetë, ndër të cilët lideri i Shin Feinit, Xherri Adams dhe Nobeli për paqen, Xhon Hjum manifetuan edhe sot në Londonderri, ku dëgjuan fjalët e kryeministrit Kamerun transmetuar drejtpërdrejt aty ku u është paraqitur raporti familjeve të viktimave.







All the contents on this site are copyrighted ©.