Në dioqezën e Sapës përfundon Viti katekistik për mijëra të rinj
Dioqeza e Sapës përfundoi vitin katekistik për mijëra të rinj e të reja. Me datën
12 qershor në dioqezën e Sapës u shënua përfundimi i vitit katekistik për mijëra të
rinjtë që kanë frekuentuar kurset e katekizmit. Dëshira e synimi i vetëm i mësimit
të fesë është për të njohur figurën dhe veprën e Jezu Krishtit, për t’i njohur të
vërtetat e fesë së krishterë dhe për t’u formuar shpirtërisht, në mënyrë që të mund
dëshmohet dashuria e Zotit e vlerat ungjillore në jetën e përditshme. Më hollësisht
nga Vau-Dejës na njofton Violeta Marashi.....