2010-06-16 16:37:43

Imzot Tomazi në OKB-në e Gjenevës: me kura e asistencë shëndetësore mund të shpëtohen miliona nëna e fëmijë


(16.06.2010 RV)I jashtëzakonshëm: kështu e quan Vëzhguesi i perhershëm i Selisë së Shenjtë në selinë e OKB-së në Gjenevë, imzot Silvano Maria Tomazi, numrin e nënave që vdesin gjatë lindjes në të gjithë botën. Kjo shifër është 350 mijë, që do të thotë po aq fëmijë jetimë. Edhe më impresionuese është shifra e fëmijëve, që nuk arrijnë të mbijetojnë pas lindjes. Tre milion nuk jetojnë më shumë se një javë, ndërsa 2 milion vdesin çdo vit, gjatë 12 muajve të parë të jetës.
Duke vënë në dukje ndryshimet ndërmjet vendeve të pasura e të varfëra, imzot Tomazi theksoi se vdekshmëria foshnjore është ulur ndjeshëm aty ku janë rritur të ardhurat për frymë, aty ku gratë arsimohen dhe aty ku ekziston mundësi më e madhe për kura mjekësore bazë. Kjo është rruga për t’u ndjekur, por Vëzhuesi i Vatikanit specifikon edhe më tej. Nevojiten kura obstetrike të emergjencës, personel kompetent, gjak i painfektuar, furnizim me ujë të pijshëm e me ilaçe, sidomos antibiotikë e ilaçe kundër Sidës. Gjithashtu, duhet caktuar një moshë prej të paktën 18 vjetësh për martesë dhe këto masa duhen marrë seriozisht nga shtetet, qeveritë dhe organizatat jo qeveritare.







All the contents on this site are copyrighted ©.