Gjenerali serb Mladiç “paraqet” kërkesë për t’u njohur si i vdekur
(16.06.2010 RV)Avokati i familjes së gjeneralit serb Ratko Mladiç paraqiti
sot në Gjykatën e Beogradit kërkesën për njohjen e vdekjes së kriminelit, të akuzuar
për genocid e krime kundër njerëzimit nga Gjykata e Hagës. Autoritetet e hodhën menjëherë
poshtë këtë kërkesë absurde dhe deklaruan se do të vazhdojnë kërkimin. Që nga
shkurti 2003 nuk ka pasur më asnjë sinjal, që të tregojë se Mladiç është gjallë. Gjenerali
ishte i sëmurë rëndë dhe, sipas familjes, mund të ketë vdekur. Ligji serb parashikon
që një person të shpallet i vdekur, pesë vjet pasi nuk ka lajme për të, vetëm nëse
është të paktën 70 vjeç. Ratko Mladiç duhet të jetë 68 vjeç, sipas çertifikatës së
lindjes së komunës së Kalinovikut.