2010-06-15 16:47:00

Papa hap Kuvendin e dioqezës së Romës mbi “Eukaristinë e së dielës dhe dëshminë e dashurisë”.


Papa Benedikti XVI merr sot pjesë në Bazilikën e Shën Gjonit në Lateran, në hapjen e Kuvendit dioqezan të Romës, me rastin e mbylljes së vitit baritor. Ngjarja kishtare përqendrohet mbi temën: “Atyre iu hapën sytë, e njohën dhe e kumtuan. Eukaristia e së dielës dhe dëshmia e dashurisë bamirëse”.
Kuvendi dioqezan hapet me fjalimin e kardinalit Vikar për Romën, Agostino Vallini.
Pas fjalimit të Atit të Shenjtë Benediktit të XVI, flet edhe drejtori i Zyrës Katekistike e Shërbimit për Katekumenët pranë Vikariatit të Romës, mons. Andrea Lonardo, i cili ofron një përmbledhje të të gjitha asambleve të bashkësive famullitare mbi misionin e Kishë në këtë qytet.
Kuvendi dioqezan i Romës është një ndër momentet e rëndësishme që e bashkon Kishën në Romë në muajin qershor, por edhe është një çast i organizimit si dhe i dëshmisë së bamirësisë ungjillore ndaj çdo personi. Temat kryesore janë dy: liturgjia e dashuria. Afrimi i të rinjve në kremtimet liturgjike dhe gjallëria e bashkësisë kishtare që buron pikërisht nga kjo gurrë hiri Hyjnor që është Eukaristia.







All the contents on this site are copyrighted ©.