Lexim shpirtëror: “Kjo Kishë i rrëfen plagët e veta, kjo Kishë dëshiron të shërohet!”.
Në këtë lexim shpirtëror, mbështetur mbi fragmentin “Pendesa”, Shën Ambrozi na kujton
shembëlltyrën ungjillore të dasmës, ku ftohen të gjymtë, të verbër, të çalë (Lk
14, 16-24 e Mt 22, 1-14) si dhe episodin e gruas së sëmurë, që prek kindin e mantelit
të Jezusit, me bindjen se do të shërohet (Mt 9, 20-22). Është simboli i
Kishës së Zotit, që dëshiron me çdo kusht të shërohet, duke prekur kindin e petkut
të Jezusit. Korpi i Krishtit është i plagosur nga mëkatet tona – na kujton Benedikti
XVI – por Zoti vijon ta dojë Kishën e vet, e Ungjilli i tij do t’i japë forcën e vërtetë,
që pastron e shëron:
“Dërgo, pra, njerëz në udhëkryqe, mblidh të mirë e të
këqinj;
e hapja dyert e Kishës sate sakatëve, të verbërve, të çalëve.
Urdhëro
ta mbushin përplot shtëpinë tënde,
e uli të gjithë rreth sofrës sate.
Atë
që do të të ndjekë, ti do ta bësh të denjë për vendin që zuri në sofrën tënde.
Natyrisht,
nuk mund të pranohet kush nuk ka petka dasmori; nuk ka veshjen e dashurisë së krishterë,
i mungon manteli i hirit.
Dërgo, po ta përsëris, njerëzit e tu e ftoi të gjithë.
Kisha jote nuk i bën lak ftesës në sofrën tënde!
Familja jote nuk thotë: “Jam
shëndosh e mirë e nuk kam nevojë për mjek!”,
por thotë: “Më shëro, o Zot, e
do të shërohem, më shpëto, e do të shpëtoj”! (Jer 17,14) Prandaj figura
e Kishës sate është ajo e gruas
që t’u afrua pas shpine e preku kindin e petkut
tënd,
duke thënë me vete: “Në se ia dal mbanesh të prek vetëm kindin e rrobave
të Tij, do të shërohem!”( Mt 9,20-21.
Kjo Kishë i rrëfen para gjithë
botës plagët e veta, sepse dëshiron të mjekohet!
Edhe ti, o Zot, dëshiron t’i
shërosh të gjithë: por jo të gjithë duan të shërohen.
Ti, pate thënë se je
i sëmurë
e se në më të voglin prej nesh, provon gjymtimet tona e na kujton:
“Isha i sëmurë e më vizituat”. (Mt 25,36).